Showbiz

Drake zbulon bashkëpunimin e tij më të ri muzikor

Reperi i famshëm Drake pati një vit super të suksesshëm në 2018-ën falë publikimit të albumit muzikor “Scorpion” që pati hite të padiskutueshme.

Kohët e fundit ai i ka munguar fansave pasi nuk ka lançuar më prurje të reja megjithëse duket se kjo periudhë pushimi nuk do të zgjasë shumë.

Pak orë më parë me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, Drake rrëfeu se është bërë pjesë e këngës më të re të mikut të tij Rick Ross.

Dyshja kishin shumë vite që nuk vinin së bashku me një bashkëpunim muzikor ndërkohë që fansat janë shumë të lumtur që më në fund u bashkuan sërish.

Prurja e tyre quhet “Gold Roses” dhe është publikuar vetëm pak orë më parë në YouTube dhe Spotify.