Showbiz

Drake zbulon për herë të parë raportin me të birin

Ai u bë baba për herë të parë në tetor të vitit të kaluar nga një lidhje me yllin e filmave porno Sophie Brussaux.

Drake fillimisht e ka mohuar të birin e tij duke mos dashur të ketë asnjë kontakt me të por në qershor të këtij viti pas publikimit të albumit “Scorpion” ai pranoi publikisht se është babai i një djali.

Ka qenë reperi Pusha T ai i cili në një nga projektet muzikore zbuloi emrin e djalit të Drake që quhet Adonis dhe i kërkoi haptazi atij që ta pranojë atësinë e djalit.

Duket se Drake ka vendosur të marrë mbi shpatulla përgjegjësinë e të qenit baba dhe për herë të parë ka shfaqur një pikturë të tij në rrjetet sociale.

“Picasso nuk është asgjë para tim biri Adonis” ,-shkruan ai përbri pikturës së parë që ka bërë vogëlushi 1-vjeçar.