Celebrities Music

Drake zgjedh t’i bëjë dhuratën më të bukur Lil Wayne-t për ditëlindje!

Drake dhe Lil Wayne kishin vendosur që të festonin nën tingujt e muzikës së tyre. Lil Wayne ka festuar ditëlindjen e tij të 39-të. Shoku i ngushtë i reperit, Drake, kishte organizuar një party në një pishinë private në Miami hotspot Swan, ku shumica e muzikës që është luajtur gjatë gjithë mbrëmjes ishin këngët e ndryshme nga të dy reperët.

Një burim është shprehur për PageSix se:

Drake dhe Lil Wayne kanë performuar gjatë gjithë mbrëmjes. Ata blenë të gjithë restorantin dhe kishte edhe një grup njerëzish që përpiqeshin të merrnin pjesë në ngjarjen ekskluzive që u zhvillua rreth bllokut të District Miami.

Burmi gjithashtu bëri gjithashtu të ditur se:

Kishte mijëra vajza brenda festës. Raporti mund të ishte të paktën tetë vajza me një djalë.

Pavarësisht së të shumtë kanë qenë personat që kanë dashur që të merrnin pjesë në festë, lista e të ftuarve ka qenë vetëm më miqtë e kampit dhe të dy këngëtarëve. Të ftuar në festën e ditëlindjes ishin Quavo, Ray J, FoodGod, YK Osiris, Maino, Preme, David Grutman dhe Brooklyn Johnny. Në një moment, të gjithë i bënë një dolli djalit të ditëlindjes me të shtëna.

Për më tepër, mbi podiumin  VIP ishte edhe një hark masiv me tullumbace që shkruante:

Reperi më i mirë në jetë.

Kujtojmë gjithashtu se një risi po vjen nga një universitet i Kanadasë. Shkolla Krijuese e Universitetit Ryerson do të ketë një lëndë e cila do të thellohet te jeta dhe talenti muzikor i artistëve kanadezë Drake dhe The Weeknd. Tashmë disa studentë do të kenë mundësinë që të mësojnë për jetën e tyre.

Lajmin e bëri vetë universiteti në një deklaratë për mediat. Kursi, i titulluar “Deconstructing Drake & The Weeknd”, do të ofrohet në semestrin e dimrit në muajin janar 2022 sipas profesorit Dalton Higgins, i cili do të japë mësim.