Celebrities Gossip Showbiz

‘Dramat’ mes Mauro Icardi dhe Wanda-s vijojnë, futbollisti nuk e ndjek më bashkëshorten e tij në Instagram!

Javën e kaluar kudo në media u përfol se marrëdhënia e Mauro Icardi-t dhe Wanda-s ishte në krizë. Tradhtia dukej se ishte shkaku dhe ishte postimi i Wanda-s që trazoi rrjetin. Megjithatë ditët e fundit, vetë Mauro postoi në Instagram disa foto krah bashkëshortes së tij, duke i shoqëruar me fjalë romantike. E nga ana tjetër Wanda preferoi që të mos reagonte duke e bërë të vështirë për t’u kuptuar gjithë situatën mes tyre.

Por tashmë duket se marrëdhënia e tyre ka përfunduar njëherë e mirë dhe kjo erdhi me heqjen e Icardi-t nga Instagrami të partnerës së tij. Sulmuesi i PSG-së më pas vazhdoi të fshinte me shpejtësi një postim në InstaStory ku shihet çifti duke u përqafuar së bashku në shtrat.

 

Polemika e fundit vjen pasi Icardi postoi një foto InstaStory të tij dhe Wanda-s duke u përqafuar në shtrat me mbishkrimin:

Kur je në humor si beqare në Instagram, por natën vjen të kërkosh falje. Ku jemi Wanda? Nuk është e qartë për mua.

Argjentinasi e fshiu postimin menjëherë, përpara se të postonte një tjetër për të thënë se do të flinte. Ka mundësi që Nara të ketë bllokuar bashkëshortin e saj pasi ka parë postimin, edhe pse kjo ende nuk është vërtetuar.

Historia mes tyre ka qarkulluar për një kohë të gjatë, që kur u publikuan lajmet për lidhjen e supozuar të Icardi-t me aktoren dhe modelen argjentinase, China Suarez. Mauro dhe Wanda kanë qenë të martuar që nga viti 2015, ndërsa çifti kanë së bashku edhe dy vajza.

Para se të bënte ‘unfollow’ gruan e tij, 28-vjeçari gjithashtu bëri ‘unfollow’ ekipin e tij, PSG-në, si dhe të gjithë bashkëlojtarët në Instagram. Kjo lëvizje vjen mes zërave për pakënaqësinë e lojtarit me gjendjen e tij aktuale në klub, ku ai ka luftuar shumë këtë sezon.