Aktualitet

Drejt fundit pandemia e COVID-19 në vendin tonë, vetëm 3 raste të reja, asnjë viktimë!

Në 24 orët e fundit, fatmirësisht, nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19 në vendin tonë, ndërsa janë regjistruar vetëm 3 raste të reja infeksioni.

Duket se pandemia e COVID në vendin tonë po shkon drejt fundit…

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 3027 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 3 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në: 2 raste në Lezhë, 1 në Skrapar.

Aktualisht janë 127 pacientë aktivë me COVID-19 në vend. Të shtruar në spital janë 7 pacientë, 2 më pak se një dit ëmë parë, nga të cilët 3 pacientë janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,903 që nga fillimi i epidemisë.

Numri total i personave të infektuar me COVID në vend ka shkuar në 132,484, ku raste aktive janë 127. Numri i viktimave ka shkuar në 2,454.