Aktualitet

Drejt një moti me shi, parashikimi për sot!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e sotme, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Fillimisht, moti parashikohet i kthjellët. Por duke nisur nga orët e mesditës e deri pasdite ka shtim të vranësirave që pritet të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët, si fillim në veriperëndim e jugperëndim e më pas do të shtrihen në pjesën më të madhe të territorit shqiptar.

Në mesditë e pasdite, në veriperëndim dhe pjesërisht në qendër, reshjet e shiut do të jenë me intensitet mesatar e hera-herës të lartë në formën e shtrëngatave afatshkurtra, shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Në pjesën tjetër, reshjet paraqiten me intensitet të ulët deri mesatar, hera-herës shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Mjegullinë dhe shikim të reduktuar pati në orët e para të mëngjesit, si dhe në momentin e reshjeve të shiut. Era fryn me drejtim juglindje-jugperëndim e me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek ndërsa në lugina, male e përgjatë vijës bregdetare, si dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave, era fiton shpejtësi 14-16 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
19/31
Diell re shi

Kukës
17/27
Diell re

Lezhë
20/30
Diell re shi

Dibër
15/29
Diell re shi

Durrës
19/31
Diell re shi

Tiranë
20/32
Diell re shi

Elbasan
19/32
Diell re

Berat
19/33
Diell re

Vlorë
19/30
Diell re shi

Korçë
13/30
Diell re

Gjirokastër
18/33
Diell re shi

Sarandë
20/31
Diell re shi