Aktualitet Celebrities Live From Tirana

Drejtësia sociale në Shqipëri/Ekskluzivisht për TAR, Fiona Todhri tregon si e gjejnë të rinjtë këtë koncept!

Ditën e sotme, e ftuar në emisionin “Live from Tirana” ishte pedagogia Fiona Todhri për të na folur për temën e ditës së sotme: “A ekziston koncepti i drejtësisë sociale në Shqipëri?”.

Por si mund ta sjellim sa më të prekshme drejtësinë sociale? Ja si shprehet Fiona:

Është një temë shumë aktuale, është një përpjekje e të gjitha vendeve demokratike për ta arritur këtë dhe të japë sa më shumë barazi dhe shanse të barabarta të gjithë popullatës mbi të gjitha grupeve më vurnerabël. Vetëm një qeverisje e mirë mund të arrijë një qeverisje sociale sepse vetë drejtësia sociale ndryshon në kohë dhe hapësirë. Është një model që aplikohet në të gjitha politikat për të mbrojtur pikërisht kategoritë e grupeve më në nevojë. Modeli që ka në qendër të drejtat e njeriut, vjen si një frymë për të lançuar shanset e barabarta. Mos të kemi distancë të madhe midis grupeve shoqërore sepse kjo do të shoqërohej gjithmonë me konflike. Se sa respektohet është e ndryshme në kohë dhe hapësirë sepse kjo evoluon si çdo gjë tjetër.

Si e gjejnë të rinjtë në universitet këtë kocept?

Është një përpjekje e vazhdueshme që të implementohet drejtësia sociale. Do të punojmë në të ardhme me këto grupe që të formohen në këto nocione siç është drejtësia. Tek ne diskutohet por pritet sesa do e arrijnë këtë kur të jenë në profesion sepse ka shumë pengesa. Diskutojmë moszbatimin e ligjit. Është një debat i gjerë por sesa janë aktivë për të promovuar drejtësinë sociale, kjo më duket që është e vakët dhe nuk është se janë të impenjuar. Ka edhe studentë që aktivizohen në shoqata jofitimprurëse që kanë në thelb drejtësinë sociale dhe shërbime që të përfitojnë nga ky koncept. Ndoshta mund të jetë faji ynë që nuk kemi folur akoma më shumë. Ndoshta në familje apo edhe në shoqëri, të tregohemi të drejtë për këtë.

A ka pasur ose ka ndjerë ndonjëherë mosbalancë pedagogia? Ajo thotë se:

Unë kam zgjedhur një profesion që edhe e kam ushtruar dhe kam qenë në kontakt me këto grupe. Kur kam qenë studente mendoja se do të ndryshoja botën dhe do të punoja fort për këtë, por tek njerëzit që kam qenë afër jam munduar ta bëj, të ngre zërin, t’i mbështes.

Sa e duan shqiptarët punën vullnetare? Ja se si përgjigjet Fiona:

Unë jo më larg se këto javët e para të fillmit të shkollës, u gjenda me studentët e vitit të parë dhe ndër pyetjet që ju bëra ishte: “A e njihni punën?” Një pjesë e tyre thanë, unë kam punuar vullnetar në zonën e qytetit tim dhe ishin të aktivizuar prej shumë vitesh, që do të thotë se janë angazhuar 15-16 vjeç. Kanë dëshirë studentët, duan të punojnë, të jenë pjesë e shoqërisë dhe të kontribuojnë në shoqëri. Ka tentativa për ta promovuar punën vullnetare në nivele ndërkombëtare madje ka iniciativa që puna vullnetare të njihet si aktivitet dhe si punë. Eksperiencat janë të pazëvendësueshme dhe lënë impakt tek ty. Jemi në përpjekje për të arritur drejtësinë sociale të gjithë si shoqëri dhe jemi në kërkim të saj.