Ndryshe

Drejtoresha e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca, zbulon cili është qarku që merr më shumë para…

E ftuar ditën e sotme në “Ndryshe” nën moderimin e Salsanos dhe Adit ishte Frida Krifca. Frida është Drejtoresha e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural dhe pati një intervistë në një dalje publike të rrallë të saj ku zbuloi detaje interesante, në intervistën e saj të parë në radio.

Frida u shpreh lidhur me punën e saj dhe me vështirësitë që ka hasur për shkak të pandemisë dhe tërmetit. Megjithatë, ajo shprehet tepër e lumtur për profesionin që ka dhe tregon se nuk dëshiron ta ndryshojë.

Por cilat janë qarqet që marrin më shumë para? Këtë e zbulon vetë Drejtoresha e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural në Top Albania Radio.

Fieri dhe Berati, janë qarqet që marrin më shumë lekë.

Gjithashtu, Frida Krifca bën lidhjen mes atij që merr më shumë para dhe atij që është më tepër punëtor. Ajo tregon se pikërisht qarku i Fierit, ai që merr më shumë para, ai është edhe më punëtori.

Këto e të tjera u diskutuan gjatë ditës së sotme në “Ndryshe”. Kujtojmë, se sot gjithashtu ishte e ftuar në një lidhje telefonike këngëtarja Xheisara e cila zbuloi detaje mjaft interesante rreth karrierës së saj në muzikë e jo vetëm.