Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

“Dridhesha e tëra, shpërtheva”, Jonida Vokshi rrëfen skenën e vështirë gjatë xhirimeve të serialit dhe zbulon ku do ta shohim së shpejti!

“Pardon My French” si çdo të mërkurë erdhi me të ftuar shumë interesant dhe mund të themi me plot gojë se u thanë shumë gjëra interesante. E ftuara në studio ishte aktorja Jonida Vokshi, e cila zbuloi më shumë për jetën e saj si profesionale ashtu edhe atë private.

Jonida ka folur më shumë për rolin e saj në serialin H.O.T ku teksa tregoi se luante një vajzë shumë naive, ajo zbuloi se çfarë nuk i pëlqeu nga seriali dhe madje rrëfeu një skenë që e mori shumë afër zemrës dhe lotët e saj ishin real.

Ka një të vërtetë kur je pjesë e një projekti. Në fillim kur kam lexuar skenarin nuk ka qenë dashuri me shikim të parë. Jo se nuk më ka pëlqyer, por kam dashur të shtoj pak nga vetja, më vinte inat që ishte aq budallaçkë. Nuk e kuptoja që po hyja te personazhi. Fillova u dashurova me personazhin. Kur pata skenën me Klean me Ermalin, është shumë e rëndë si skenë. Unë e dëgjoja Ermalin dhe mu mblodh një lëmsh. Vura veten në personazh dhe shpërtheva. Dridhesha e tëra, ishte një skenë e vështirë. Ti e humb sensin. Nuk e di çfarë nuk më pëlqen. Kritikat më të mëdha i kisha për veten.

Jonida gjithashtu tregoi edhe marrëdhënien që kishte me Ermalin dhe aktorët e tjerë të serialit. A janë ata thjesht kolegë apo dhe miq jashtë kamerave?

Kur filluan provat e tavolinës, unë një pjesë e njihja, një pjesë nuk e njihja. Atmosfera e mirë në punë është shumë e rëndësishme. Me Annën dhe Xhodën u lidha shumë.

A ka në planet e saj të afërta Jonida rikthimin në televizion?

Më ka marrë malli shumë. Nuk e di a do mundem dhe nuk e di sa do jetë fluksi i xhirimeve të sezonit të dytë për serialin. Kam në plan që mbase sezonin tjetër të rikthehem. Preferenca ime është në Top Media, e kam afër zemrës, por varet nga formati i emisionit.   

Jonida gjithashtu zbuloi ekskluzivisht për TAR se po punon dhe ka një projekt në mendjen e saj për të hyrë në tregun e kinematografisë edhe si producente si partneri i saj.

Dua ta marr në konsideratë të bëhem producente. Jam në tentativa, Besniku po më ndihmon shumë. Kam një projekt në mendje. Kam qejf ta tentoj dhe ta mendoj.