Rajoni

Dritë shprese për Thaçin, Specialja i jep të drejtë pjesërisht ish-Presidentit!

Gjykata Speciale e ka pranuar pjesërisht mocionin e avokatëve të ish-presidentit Hashim Thaçi ndaj aktakuzës së re, të ndryshuar, që Zyra e Prokurorit të Specializuar e paraqiti së fundmi,.

Avokatët e Thaçit u ankuan për të meta në aktakuzën e reformuar. Konkretisht, argumentet e mbrojtjes së Thaçit ishin se aktakuza e re nuk ka bazë ligjore dhe se ajo duhet të hIdhet poshtë, pasi pretendimet bien jashtë fushëveprimit të afatit kohor mbi të cilin gjykata ka juridiksion për të gjykuar. Avokatët ankohen se Prokuroria e ka shtyrë këtë afat dhe gjykata thotë se kjo do të merret parasysh.

“Gjyqtari konstaton se kundërshtimet e Mbrojtjes së Thaçit ndaj paragrafit 93 të këtij ligji, Aktakuza e konfirmuar e ndryshuar bie në kuadër të këtij shqyrtimi dhe prandaj do të merren parasysh për aq sa ato lidhen me ngjarjet e korrikut 1999”, thuhet në vendim.

Gjykata Speciale pranon shqetësimin e mbrojtjes së Thaçit për natyrën dhe rrethanat e krimeve për të cilat akuzohen Thaçi dhe të tjerët në aktakuzën e reformuar.

“Megjithatë, në dritën e faktit se ZPS është në gjendje të jepte specifika të mëtejshme, gjyqtari i procedurës paraprake konstaton se akuzat e reja në Aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar do të ndryshohet në mënyrën e treguar në paragrafët 27-29, 36-37 dhe 42, më sipër”, thuhet në vendim.

Specialja e ka udhëzuar Zyrën e Prokurorit të Specializuar që t’i shtojë emrat e autorëve në disa paragrafë të aktakuzës së re, dhe e ka urdhëruar Prokurorinë që “të shtojë emrat e viktimave përkatëse në paragrafët 68, 93 dhe 105 të Aktakuzës së Konfirmuar të Ndryshuar siç tregohet në paragrafët 36-37, më lart”.

Gjykata po ashtu e ka urdhëruar Prokurorinë që t’i shtojë disa vendndodhje të krimeve të prentenduara në disa paragrafë të aktakuzës së re.