Aktualitet

Drogë me personazhe vizatimorë! Vinte me postë nga Serbia!

Kjo që shihni në këtë foto që në pamje të parë duket si një puzzle për fëmijë që mban emrin e shkrimtarit dhe karikaturistit amerikan dr. Seuss me karakterin e krijuar prej tij macia në kapele, por ne fakt kjo është një drogë sintetike LDS e cila vinte nga Serbia me postë në Shqipëri dhe nga një rrjet shpërndarësish iu servirej të rinjve.

Vetëm një kuadrat i vogël disa milimetra i këtij puzzle tregtohej 3 mijë lekë dhe konsumohej duke u vendosur poshtë gjuhës nga të rinj të ndryshëm të cilët ndoshta nuk janë të ndërgjegjshëm se në këtë formë rrezikojnë jetën e tyre.

Policia ra në gjurmë të këtij rrjeti pas muajsh hetime që u finalizuan me arrestimin e 25 personave dhe shpalljen në kërkim të 3 të tjerëve. Përveç 350 dozave të drogërave sintetike gjatë këtij operacioni policia sekuestroi dhe  1.8 kg kokainë dhe 18 kg kanabis.

Pavarësisht operacioneve të njëpasnjëshme që godasin rrjetet e shpërndarësve të drogës fenomeni vijon të qëndrojë. Ky që shihni në këtë foto është Orgest Veliaj i arrestuar në shtator të vitit të kaluar për shpërndarje droge dhe vetëm pas disa muajsh në qeli ai fitoi lirinë duke kryer po të njëjtin aktivitet për të cilin sërish u vu në pranga këtë mëngjes në zonën e “Brrylit” në kryeqytet.

Por ajo që ka ndryshuar është mënyra e veprimit të shpërndarësve.  Ata tashmë lëvizin të kamufluar si shpërndarës ushqimesh dhe picash, postierë dhe herë të tjera dhe si taksistë.

Top Channel