Lancio Music

Dua Lipa dhe Jimmy Fallon ndezën skenën me interpretimin e tyre

Dua Lipa dhe Jimmy Fallon sollën një atmosferë festive me performancën e tyre të mrekullueshme.

Këngëtarja shqiptare e njohur tashmë në mbarë botën, Dua Lipa, është rikthyer sërish në vendin ku performoi për herë të parë.

Fjala është për emisionin e Jimmy Fallon “The Tonight Show Starring”, e cila aty interpretoi për herë të parë në vitin 2016, kur thjesht ishte një artiste në tentativat e para për të hyrë në tregun botëror të muzikës.

Në këtë emision, këngëtarja solli atmosferën e festave, teksa zgjodhi të këndojë një këngë festive bashkë me drejtuesin e emisionit.

“Christmas is all around”, titullohet kënga, që Dua dhe Jimmy e kënduan së bashku në skenën e emisionit.

Dyshja kanë dhuruar performancë mahnitëse, ndërsa morën menjëherë shumë komente pozitive për këtë interpretim.