Gossip Showbiz

Dua Lipa: Gjyshi im u pushua nga puna se nuk pranoi kërkesën e serbëve…

Artistja shqiptare, Dua Lipa, në një intervistë për revistën Rolling Stone në Amerikë nuk ka lënë pa përmendur edhe vendlindjen e saj, Kosovën dhe sakrificat që ka bërë familja.

Këngëtarja ka rrëfyer përjetimet e trishta dhe sakrificat e prindërve të saj në kohën kur ishin të pushtuar nga serbët dhe dëshironin të largoheshin për në Mretërinë e Bashkuar.

Revista amerikane gjithashtu ka dhënë informacion edhe për gjyshin e saj, historianit Seit Lipa, i cili dikur ishte edhe Drejtor i Institutit të Historisë në Prishtinë.

Gjyshi im nga ana e babait tim po shkruante libra për gjithçka që po ndodhte. Kur ndodhi okupimi, forcat serbe kërkuan që ai të rishkruajë historinë. Ai nuk pranoi dhe ai humbi punën e tij. Kështu që është pjesë e asaj që unë jam dhe qëndroj pranë gjërave në të cilat besoj.

Ndërsa luftërat u shtuan, prindërit e Dua Lipës u larguan nga universiteti, babai i saj ishte pjesë e grupit rock të quajtur “Oda”, dhe po studionte stomatologji, ndërsa nëna e saj po studionte për drejtësi,. Ata më pas u vendosën në një komunitet të refugjatëve të Kosovës që ishin bashkuar në Camden për t’i shpëtuar dhunës në vendlindje.

Si shumë emigrantë, ata humbën jetën profesionale, dhe do t’u duhej të punonin në bare dhe restorante, duke mbajtur shpesh punë të shumta dhe duke ndjekur shkollën natën.