Celebrities Gossip Magazine Music

A mendoni se Dua Lipa ‘i ka vjedhur’ këngën grupit “Spirit Voice” ku ka qenë pjesë Soni Malaj?!

Kënga e re e Dua Lipa-s “Dance The Night” duket se ka një ngjashmëri të frikshme me këngën Fuoristrada të kënduar nga grupi Spirit Voice në vitet ‘97. Kënga e re ka shkaktuar mjaft polemika në rrjet dhe është komentuar shumë edhe nga Blogger-ët e huaj. Kjo situatë nuk ka kaluar pa u komentuar në Instagram edhe nga Soni Malaj, e cila ka qenë pjesë e grupit Spirit Voice. Ajo shkruan në postimin e saj:

A po bënte homazhe Dua Lipa për këtë grup vajzash shqiptare në këngën e saj të re “Dance The Night” nga filmi Barbie?

Spirit Voice është grup artistësh mjaft i njohur, i përbërë nga Angjelina Gilardi, Larisa Vrana, Dorina Nizami dhe Soni Malaj. Ato ishin vajzat e para që dolën me klipin e tyre në një fuoristradë, siç ishte edhe titulli i këngës. Ato sillnin freskinë e rininë e moshës nëpërmjet stilit dhe trendit të fundviteve ’90.  Fuoristrada është kënga e parë e grupit Spirit voice, kënduar në Këngët e Stinës në vitin 1997, me muzikë të Alban Karabashit, i cili ishte edhe krijuesi i grupit.

Kënga “Dance the Night” na dha edhe shijen e parë të kolonës zanore të filmit të ri “Barbie” me protagonist Margot Robbie. Kënga u publikua së bashku me një video muzikore lozonjare dhe krejtësisht rozë, me klipe të filmit nga regjisorja Greta Gerwig.