Celebrities Music Showbiz

Dua Lipa krah Elton John, çfarë pritet të ndodhë?

Ajo tashmë është një divë e muzikës dhe zyrtarisht fituese e 3 çmimeve “Grammy” dhe 3 “Brit Awards“. Albumi i saj “Future Nostalgia”, i lançuar gjatë karantinës ishte një sukses i jashtëzakonshëm që e bëri atë të jetë në krye të “Spotify” për javë të tëra. Dua Lipa është një ndër artistet më të preferuara të publikut dhe kjo nuk ka vend për dyshime.

Pak orë më parë artistja me origjinë shqiptare ka publikuar një foto krah Elton John, një artist të cilin gjithmonë e ka patur idhull. Teksa të gjithë mendojnë se ata mund të vijnë me një bashkëpunim muzikor, fatkeqësisht këtu do të zhgënjeheni pak. Megjithatë, ata do të bëhen bashkë për një koncert të organizuar nga legjenda e muzikës britanike.

Ky do të jetë një koncert bamirësie, paratë e mbledhura të së cilës do të shkojnë në ndihmë të të rinjve që janë prekur nga “HIV AIDS”.

Shikoni kë takova më në fund sot në prova! Jam shumë e ngazëllyer dhe e nderuar që do të performoj në #EJAFOscars në 25 Prill me Elton John në mbështetje të punës mahnitëse që @EJAF po bën për të ndihmuar të rinjtë në të gjithë botën që jetojnë me ose në rrezik të HIV. U trondita kur mësova se ka 1600 raste të reja me HIV tek të rinjtë çdo ditë, kështu që ju lutem bashkohuni me mua në rritjen e ndërgjegjësimit në mënyrë që t’i japim fund stigmës së HIV së bashku!

Kujtojmë se para pak kohësh edhe Sir Elton John ka shprehur vlerësimin e tij për Duan, përkatësisht për albumin e fundit “Future Nostalgia”.

“Future Nostalgia” kapi zellin e asaj që njerëzit donin. Ata donin diçka lart, ata donin diçka argëtuese dhe çdo pjesë në këtë album është fantastik. Ne nuk ndalemi së dëgjuari. Djemtë e mi e duan, David gjithashtu e adhuron.