Celebrities Gossip Showbiz

Dua Lipa largohet nga Milano me një look që na la pa fjalë!

Dua Lipa fluturon jashtë Milanos me një bluze blu të çelur, xhinse të errëta, maskë rozë dhe një palë syze shumë interesante. Dua kurrë nuk zhgënjen me look-un e saj dhe nuk e bëri diçka të tillë as këtë herë.


Koha e Dua Lipa në qendrën e modës duket se ka marrë fund, pasi ylli u pa në aeroportin e Milanos të hënën. Këngëtarja, 26 -vjeçare, dukej elegante teksa po përgatitej të shkonte në shtëpi.


Bukuroshja brune i hodhi kaçurrelat e saj pas të kapura lart, ndërsa ajo mbante një maskë rozë të ndritshme të fytyrës. Ajo doli me një palë atlete të zeza, ndërsa i mbrojti sytë nga kamerat me syze dielli.


Udhëtimi i saj në aeroport vjen pasi ajo magjepsi së bashku me Demi Moore dhe Elizabeth Hurley të dielën në mbrëmje, për Versace para ngjarjes speciale të Javës së Modës në Milano.


Për ngjarjen, e cila u lançua nga Versace në bashkëpunim me Fendi, Dua dukej e mrekullueshme në një veshje të shkëlqyeshme. Ajo u shfaq për Versace, së bashku me kunatën Gigi Hadid. Pas pasarelës dy bukuroshet dolën së bashku, dhe siguruan që të gjithë sytë të ishin tek to.

Dua Lipa po arrin të na bëjë krenarë në të gjithë botën, teksa nuk humb rastin të shfaqë aftësitë e saj. Një artiste me kuptimin e plotë të fjalës, me një zë të mrekullueshëm, shumë vullnet dhe aftësi edhe në fushën e modës.