Showbiz

Dua Lipa nuk harron të urojë shqiptarët për Ditën e Pavarësisë!

Një prej artisteve më të dashura nga të gjithë, e cila nuk resht kurrë së na bëri krenarë me arritjet e saj është Dua Lipa.

Çdo herë që i jepet mundësia, Dua përmend prejardhjen e saj duke thënë me krenari që është shqiptare. Madje gjatë verës ajo zgjodhi të kalonte pushimet e saj në bregdetin e vendin tonë, krahas familjes dhe partnerit Anwar Hadid.

Dita e sotme shënon 109-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë e sigurisht që nuk mun të mungonte urimi i Duas për të gjithë shqiptarët. Me anë të disa InstaStory ajo ia ka bërë zemrën mal të gjithëve.

Në një prej ‘story-ve’ ajo ka uruar në gjuhën shqipe duke shkruar:

Urime 28 nëntori

Festimet e festave të nëntorit prej dy vitesh tashmë kanë qenë të vakta, në 2019 prej tërmeteve të ndodhur e në 2020 prej panedmisë që i kufizoi të gjithë. Por këtë herë, dy ditë para festave, ministria e brendshme ka bërë të ditur se shqiptarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa asnjë pengesë drejt Shqipërisë.

Kujtojmë se më 28 Nëntor, Ismail Qemali u shpall kryetar i Kuvendit si dhe kryetar i parë i qeverisë së shtetit. Pavarësia u shpall për të gjithë trevat e vendit dhe ministrat i përkisnin të gjithë krahinave të Shqipërisë.