Showbiz

Dua Lipa surprizon me bashkëpunimin më të ri muzikor, pjesë e të cilit është edhe aktorja e “La Casa De Papel”

Ajo na premtoi se kishte një surprizë të madhe për të gjithë dhe nuk zhgënjeu.

Dua Lipa është bërë pjesë e një bashkëpunimi muzikor me J Balvin dhe Bad Bunny të quajtur “Un dia”. Prurja e artistëve është pritur shumë mirë nga fansat e tyre ndërkohë që teksti është gjysmë anglisht e gjysmë spanjisht dhe kjo nuk është pjesa më e bukur.

Pjesë e klipit të “Un dia” është aktorja e famshme Ursula Corbero e cila luan Tokyon tek seriali “La Casa De Papel”.

Klipi është xhiruar në shtëpinë e aktores për shkak të distancimit social që duhej respektuar nga pandemia.