Celebrities Film & Tv

Dua Lipa tashmë edhe në Netflix!

“Winx Club” është padyshim një nga filmat vizatimorë më të ndjekur. “Fate: The Winx Saga”, quhet seriali më i ri që ka nisur të transmetohet në “Netflix” e që ka sjellë 5 vajzat magjike në jetën reale. Ky serial ka rezultuar shumë i suksesshëm, duke u ngjitur në listën e 10 produksioneve më të shikuara. Netflix tashmë ka konfirmuar edhe xhirimet e sezonit të dytë.

Bashkë me serialin e ri, i cili doli në Netflix më 22 janar, janë publikuar edhe kolonat zanore të tij. Pjesë e tyre është edhe një nga këngët hit të Dua Lipës, “Physical”. Kjo këngë është pjesë e albumit më të ri të Dua Lipës, “Future Nostalgia”.

Dua ka thyer rekorde të shumta me albumin “Future Nostalgia” për të cilin kishte dyshime nëse duhej ta publikonte apo jo gjatë muajve të karantinës. Ky album është rendistur si më i miri nga “Spotify” duke lënë pas emra të famshëm të muzikës si Ariana Grande, Pop Smoke, Taylor Swift etj.