Celebrities Fashion Showbiz

Dua Lipa tërheq vëmendjen e të gjithë fansave me paraqitjen e saj më të fundit në New York!

Ditën e djeshme këngëtarja e njohur Dua Lipa dukej sensacionale me një veshje tërësisht të materialit xhins ndërsa po shkonte në xhirimet e emisionit “The Tonight Show With Jimmy Fallon” në New York. Këngëtarja shqiptaro-britanike, 26 vjeçe, kishte veshur një crop top të shkurtër me material xhins me zinxhir të markës “Diesel”, e cila tregonte edhe trupin e saj të tonifikuar si dhe tatuazhet e saj të shumta.

Por ajo që u vu re ishte edhe look-u i saj i ri. Ajo ngjante mjaft bukur me modelin e saj të flokëve topuz dhe me balluket e saj përpara. Sa i përket grimit, interpretuesja e hitit “New Rules” zgjodhi një nuancë bronzi të rimelit, një vetull të mirëpërcaktuar dhe buzë të lyera me buzëkuq mat.

Kujtojmë gjithashtu se një grup reggae, ‘Artikal Sound System’ ka ngritur një padi për shkelje të të drejtave të autorit kundër Dua Lipa-s, pasi ajo thuhet se ka kopjuar këngën e tyre për hitin “Levitating”. ‘Artikal Sound System’ pretendon se kënga “Levitating”, është një ripjesë e drejtpërdrejtë e këngës së tyre “Live Your Life”.

Kënga u publikua në vitin 2017 dhe në padi thuhet se skuadra e Lipa-s e dëgjoi këngën e tyre në vitin 2020 dhe kopjoi në mënyrë flagrante melodinë gjatë shkrimit të këngës. Padia gjithashtu emëroi ‘Warner Records’ dhe disa të tjerë si të paditur dhe kërkon të ardhurat e bëra nga “Levitating” përveç dëmeve. Grupi deklaroi se:

Duke pasur parasysh shkallën e ngjashmërisë, ka shumë pak gjasa që “Levitating” të jetë krijuar në mënyrë të pavarur. Megjithatë, komentuesit në mediat sociale i janë përgjigjur padisë dhe besojnë se këngët tingëllojnë të ngjashme, por nuk është e njëjta këngë.