Celebrities

“Dua një bebe”, Marsela Çibukaj i shpreh dëshirën e saj Babagjyshit

Këngëtarja Marsela Çibukaj e ftuar në një emision televiziv ka shprehur dëshirën e saj që ka për Babagjyshin e Vitit të Ri. Çibukaj ka shprehur një dëshirë shumë personale që për të ka shumë rëndësi.

“E kam shprehur dhe unë një dëshirë. E bëhet fjalë për diçka shumë personale dhe të rëndësishme për mua”, – është shprehur këngëtarja duke shtuar se bëhet fjalë për një bebe.

Siç dihet, Marsela është në një lidhje me këngëtarin Vitmar Basha dhe janë më gati se kurrë për të krijuar një familje së bashku. Le të shpresojmë se Babagjyshi do t’ja plotësojë dëshirën e madhe Marselës dhe vitin tjetër çifti të bëhet me bebe.

Pak kohë më parë në një intervistë për Top Albania Radio, këngëtarja shumë e dashur e publikut u shpreh se për shkak të pandemisë, ajo dhe Vitmari u detyruan të anullojnë dasmën, megjithëse nuk ishin shumë të mërzitur nga ky fakt. Sakaq, ajo ka shkëlqyer me koverin më të ri të këngës së Ardit Gjebreas, “Jon” që menjëherë pas publikimit u bë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve moderne shqiptare.