Botë e Çuditshme Lifestyle

“Dua të kthehem prapë femër!”, e reja nga Michigan pendohet pasi ndërroi gjini!

Pasi kaloi 7 vjet tranzicion për t’u kthyer në mashkull, Alia Ismail ndërroi mendje dhe tani kërkon t’i hyjë procedurave sërish me qëllimin të rikthehet në femër. Gruaja nga Michigan, në moshën 18 vjeçare vendosi të kthehej në transgjinore dhe i vuri vetes një emër burri, Issa. Në moshën 20-vjeçare nisin tranzicionin mjekësor që përfshinte dhe trajtimin me hormone mashkullore, si dhe një operacion mastektomie. Ndërkaq, Alia u shpreh se:

Kur i thashë familjes se isha gay, nuk e pritën keq. Kur nisa shndërrimin, gjyshërit e mi e pranuan, edhe pse nuk e kuptonin pse doja ta bëja. Nëna ime arriti ta kuptonte me kalimin e kohës.

Por sot, 27-vjeçe, Alia mendon se identiteti i ri nuk e përfaqëson plotësisht dhe pasi e mendoi gjatë çështjen, vendosi të bëjë sërish tranzicionin e kthimit në grua.

Nuk jam penduar për vendimin për të bërë një operacion apo për të marrë hormone. Ishte një moment i rëndësishëm në jetën time, kur u përpoqa të zbuloja se kush jam. Familja ime e di që jam mjaft e fortë për t’i hyrë këtij rrugëtimi.

Ajo shton se e ka ndaluar marrjen e hormoneve dhe po heq qimet nga trupi me lazer. Ndërkaq, ju themi një kuriozitet. Ylli i rrjetit social TikTok, Emira D’Spain po feston faktin se është modelja e parë transgjinore me ngjyrë që punon me “Victoria’s Secret”. Emira, e njohur ndryshe në mediat sociale si XOXOEMIRA, lançoi para disa muajsh një video një TikTok në bashkëpunim me markën e të brendshmeve.

Rikujtojmë, se Izraeli ka ndaluar terapitë që kanë patur qëllim “shërimin” e homoseksualitetit. Ky vendim do të zbatohet menjëherë. Urdhri gjithashtu përfshin ndëshkime për ata persona që janë përfshirë në abuzime serioze të komunitetit LGBT (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor). Këtë e bëri të ditur ministri i Shëndetësisë, Nitzan Horowitz, përmes një postimi në Twitter.