Celebrities Gossip Showbiz

Duan të bëhen prindër? Dj DAGZ dhe Einxhel duket se paskan plane serioze…

Duket se banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri po krijojnë marrëdhënie të ngushta me njëri-tjetrin dhe tashme ata janë të përfshirë nga ndjenjat e forta. Këtu po flasim për marrëdhënien romantike të krijuar nga çifti më i ri i shtëpisë, Einxhel dhe Dagz.

Dyshja janë duke e shijuar lidhjen e tyre brenda shtëpisë me shumë puthje, përqafime madje edhe mëngjese romantike krah njëri-tjetrit. E teksa një prej tyre rrezikohet të dalë, pasi janë në nominim duket se kjo gjë nuk i ndalon ata ta shprehin dashurinë e tyre. Së fundmi teksa kanë qenë duke biseduar bashkë, një pyetje e DAGZ drejtuar bukuroshes dhe përgjigja e kësaj të fundit na lanë të kuptojmë se dyshja paskan plane serioze me njëri- tjetrin.

DAGZ: A do e bëje një fëmijë me mua?

Einxhel: Po edhe e mendoj. Do ishte i lezetshëm. 

Einxhel i ka bërë Dagz një dhuratë të veçantë, ku ai është befasuar pasi ka marrë dhuratën e parë nga ajo. Enxhel kishte ruajtur shkopinj nga darka me sushi në suitën ku patën shumë momente romantike bashkë.

Pas kësaj, teksa po qëndronin në oborr së bashku duke kërcyer krah njëri-tjetrit, ata kanë diskutuar për lidhjen e tyre. Ishte Dagz ai që e pyeste Einxhelin se a do të jenë përgjithmonë bashkë? Duket se tani duke qenë të dy të nominuar së bashku me Ilirin, dyshja po mundohen që të shijojnë çdo moment brenda shtëpisë. Dagz i kërkoi Einxhelit që mos të mërzitet kur të dalë ai. Këto fjalë e prekën shumë Einxhelin e cila u mërzit.

Ndërkohë, kujtojmë se ditën e nesërme, Iliri, Einxheli ose DJ DAGZ do të lë shtëpinë e “Big Brother VIP” duke humbur kështu garën për çmimin e madh. Tre banorët u nominuan nga pjesa tjetër e shtëpisë si më të votuarit.