Music Selected By

Duhet që patjetër ta shijoni “Selected By” nga Dj Ankloe këtë javë!

Nuk duhet të harroni se Top Albania Radio e ka zgjidhjen për të gjitha, bëhet fjalë për programin më të bukur muzikor, “Selected By”, i cili sjell pranë jush Dj-të më të mirë. Çdo të dielë, në orën 20:00 fillon ‘festa’ me muzikën më të bukur që mund të keni dëgjuar ndonjëherë, me këngë të zgjedhur nga Dj-të tanë residentë dhe jo vetëm.

Siç e dimë, familjes së madhe të Top Albania Radio-s i është shtuar dhe një anëtare e vogël, por me një vizion dhe talent shumë të madh, Dj Ankloe. Këtë javë ajo do të jetë në krye të programit më të dashur dhe argëtues, “Selected By” i cili sjell muzikë shumë të bukura, me këngë të mirëpërzgjedhura nga DJ-të tanë resident dhe jo vetëm.

Dj Ankloe ka zgjedhur që sot ta bëjë mbrëmjen tuaj të paharrueshme me muzikën më të mirë. Nuk mund të mungojë as muzika më “IN” e momentit. Prandaj ne ju sugjerojmë që të bëheni gati dhe të dëgjoni vetëm “Selected By”. Ju sugjerojmë të mos e humbisni dy orëshin e mrekullueshëm, ora 20:00 deri në 22:00 vetëm nën shoqërinë e “Selected By” me artin e krijuar nga Dj shumë e dashur, Ankloe!

Sonte në “Selected By” do të shoqëroheni vetëm nga ritmi dhe nga energjia pozitive dhe shumë e bukur!