Botë e Çuditshme

Duhet të prisnin 34 vite që ta kuptonin/Një shofere autobusi pushohet nga puna për arsyen e çuditshme!

Gjendet papunë pas 34 vitesh një shofere autobusi në Angli me arsyetimin se ishte shumë e shkurtër. Tracey Scholes e cila ka punuar si shofere në Mançester për më shumë se tre dekada, është njoftuar muajin e kaluar për shkarkimin e saj nga puna, ndërsa lajmi në fjalë është bërë publik pak orë më parë nga mediat e huaja.

Arsyeja që e pushuan nga puna ishte sepse kompania e autobusave ku ajo punonte, kishte ripozicionuar pasqyrat, që do të thotë se gjatësia e Trejsit nuk e favorizonte atë. Shefat e saj pohuan se me këtë ndryshim, gruaja nuk kishte më aftësinë për të drejtuar autobusët e sigurt dhe i ofruan një pozicion tjetër alternativ në kompani, por me më pak orë dhe sigurisht një pagë më të ulët.

57-vjeçarja e refuzoi ofertën, ndërsa iu ofrua edhe një “afat” 12-javor për të dhënë përgjigjen e saj përfundimtare.

Jam e ve me tre fëmijë, kam një kredi për shtëpinë dhe Krishtlindjet po afrojnë. Nuk më është dashur kurrë të flasë me shefat gjatë gjithë këtyre viteve. Gjithmonë zgjidhja çdo problem vetëm. Për shumë vite mund të drejtoja të gjithë autobusët. Por tani nuk mund t’i drejtoj sipas tyre. Duan të më heqin qafe pas 34 vitesh. Unë e dua punën time dhe nuk dua ta humbas atë.

Ndërkohë, ajo ka mbledhur tashmë më shumë se 1700 firma “mbështetjeje” nga kolegët e saj. Pritet se çfarë do të ndodhë me fatin e saj.