Sport

Duka e konfirmon: “Reja në krye të Kombëtares së Futbollit!”

Në një konferencë shtypi nga mjediset e Stadiumit “Air Albania”, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, konfirmoi në detyrë, të paktën deri në nëntor të vitit 2022 trajnerin Edoardo Reja. Ndërkaq, Kombëtares i vendosi notën 8.

Në futboll, edhe fituesi i Kupës së Botës nuk merr 10, është e vështirë se vlerësimet janë subjektive. Por, me bindje nga 1-10, do t’i vendosja 8. Ne kemi filluar një projekt me stafin për të ndërtuar ekipin kombëtar, Reja është kryetrajner. Pastaj është edhe përgatitësi fizik që është drejtor i këtij departamenti që ne na ka munguar më parë, këtë e kemi filluar me Febrari, që është pjesë e stafit të Rejës. Po ashtu edhe me doktorët e kombëtares, është një projekt që nuk mund të ndërpritet. Nuk i marrim dot frytet për një vit, kjo kontratë përfundon në nëntor të vitit 2022 dhe kemi kohë. Edhe në një familje ka debate apo konflikte e kështu ndodh edhe me Kombëtaren. Janë grumbulluar shumë futbollistë dhe në ndonjë rast ka debate, por ndonjëherë kur nuk je i lumtur është edhe mirë sepse ka ego. Kemi një ekip shumë të mirë, mendoj se kemi çuna të seleksionuar dhe janë të disiplinuar. Nuk ka një trajner apo president që nuk bën më të mirën, Broja nuk ishte me Anglinë sepse ishte i dëmtuar. Broja i është bashkuar skuadrës vetëm një ditë para ndeshjes dhe atë ditë është stërvitur i diferencuar.

Unë kisha bindjen se do ta arrinim “Play Off” dhe fati nuk ishte me ne në ndeshjen me Poloninë, fati nuk ishte me ne edhe në Tiranë. I kemi të gjitha mundësitë, lojtarët luajnë me ekipe të mira në Europë, si edhe kemi lojtarë të rinj që do afrohen, që spikasin. Në ndeshjen e fundit të kombëtares U-21, dy futbollistë janë gati të ndihmojnë Kombëtaren A.

 

A do të ketë rinovim trajneri për Europianin 2024?

Më 16 dhjetor hidhet shorti i Nations League dhe ndeshjet luhen nga marsi deri në shtator. Kontrata e trajnerit përfundon në nëntor. Këtë gjë nuk mund ta them vetëm unë sepse kontrata është e dyanëshme. Në prag të përfundimit të kontratës kemi kohë për të menduar. Mendoj se deri sot, Reja e ka ndihmuar Kombëtaren duke grumbulluar 18 pikë. Në Nations League ishim në Grupin C ndërsa do të luajmë në B. Ka zhvilluar më shumë lojë duke kënaqur tifozët me futboll. Të gjithë janë mërzitur me rezultatin kundër Polonisë.