Celebrities Gossip Showbiz

Duke fryrë qirinjtë e tortës, Bora Zemani na zbulon momente nga ditëlindja e saj!

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen”, historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj dhe së fundmi si prezantuese e ‘Dancing With The Stars’, programi më i përfolur i kërcimit.

Së fundmi Bora së bashku me Donaldin dhe njerëzit e tyre të afërt kanë shkuar me pushime jashtë vendit me rastin e ditëlindjes së Borës dhe nuk kanë nguruar të ndajnë me ne foto dhe video nga aktivitetet dhe eksperiencat e këtyre ditëve. Ka disa ditë që ata janë kthyer nga pushimet dhe vetëm pak më parë Bora ka postuar disa momente të tjera, të cilat nuk i kishim parë, si prsh momenti kur Bora fryn qirinjtë e tortës  dhe shkruan:

Në 13 vjetorin tim

 

 

Dita e parë e punës pas pushimeve për të ka qenë më e veçantë që kemi parë ndonjëherë dhe kjo falë ndjekëseve të prezantueses ose siç i quan ajo ‘Gocat e Borës’. Vajzat me rastin e ditëlindjes së saj e kanë surprizuar me një buqetë të madhe me lule, pafund dhurata të paketuara dhe një kartolinë. Bukuroshja na tregoi dhuratën shumë simbolike që ka marrë prej ndjekëseve të saj dhe janë një palë vathë në formën e një blete si inicialet e saj. Epo, Bora duket një yll i vërtetë me to!