Tech

Duke nisur nga ky muaj Facebook do të vijë me ndryshime!

Nga muaji dhjetor në llogaritë personale në rrjetin social Facebook nuk do të gjeni më të dhëna si pikëpamjet politike, përkatësinë apo besimin fetar, interesat seksuale, etj. Facebook ka njoftuar përdoruesit se do të heqë katër fusha informacioni nga profili duke filluar nga muaji i ardhshëm. Në njoftimin e kompanisë thuhet se:

Si pjesë e përpjekjeve tona për ta bërë më të lehtë navigimin dhe përdorimin e Facebook, ne po heqim disa të dhëna si përkatësia, besimi festar, interesat seksuale. Ne po u dërgojmë njoftime personave që kanë plotësuar këto fusha, duke i njoftuar se do të hiqen.

Të dhëna të tilla shiheshin si të vjetëruara në Facebook përvec faktit se zbulojnë shumë nga të dhënat personale, gjë që rrjetet e tjera sociale nuk i kanë. Rikujtojmë, se në 13 muaj, Mark Zuckerberg ka humbur 100 miliardë dollarë dhe aksionet e kompanisë së tij Meta kanë rënë me 25%. Mes këtyre rezultateve të dobëta dhe frikës së një recesioni ekonomik, kompania ‘Meta’ ka marrë vendimin për të pushuar nga puna mijëra punëtorë.

Sipas një raporti të The Verge, Meta po formon një divizion të ri të quajtur “New Monetization Experiences” për t’u fokusuar në veçoritë me pagesë për Facebook, Instagram dhe WhatsApp. Ish-kreu i Kërkimit të Meta-s, Pratiti RayChoudhury do të drejtojë grupin, shtoi raporti duke cituar një memo të brendshme. Konkurrentët e tjerë në hapësirë ​​duke përfshirë Snap dhe Twitter tashmë ofrojnë shërbime me pagesë të Snapchat+ dhe Twitter Blue me disa veçori ekskluzive për krijuesit.