Celebrities Music Showbiz

Duke qenë se festat po afrojnë ‘Apple Music’ ka vendosur t’ju bëjë një dhuratë të gjithëve!

Duke qenë se edhe sezoni i festave po afron dhe ‘Apple Music’ është këtu për të sjellë pak gëzim tek të gjithë. Për një javë dhe duke filluar nga e premtja, i gjithë shërbimi i transmetimit do të publikojë përmbajtje ekskluzive me temë pushimesh.

Ku këtu përfshihen pamje nga pranaskenat e ndryshme të emisioneve dhe shumë episode të veçanta radiofonike dhe më shumë se kaq.

Kjo është quajtur “From Apple Music with Love”, kjo fushatë e re do të shfaqë një sërë aktesh, duke përfshirë shumë artistë të njohur si Blake Shelton dhe Gwen Stefani, Mariah Carey, Alicia Keys, Becky G, Coldplay, Elton John, Idris Elba, Lorde, Nile Rodgers dhe më shumë se kaq.

“Dhurata” e parë e disponueshme në numërimin mbrapsht të festave do të vijë që ditën e premte dhe është një mega-mix nga DJ Khaled që përfshin këngët më të mëdha të vitit nga lista e njohur, “Today’s Hits” nga ‘Apple Music’.

Në lidhje me këtë vetë Dj Khaled është shprehur se është një nga ato gjëra që atij i pëlqen më shumë  të bëjë.

Pra, për këtë miks, ishte shumë e mrekullueshme të isha në gjendje të vendosja hitet më të mira, të gjitha në një mix të madh. E dini çfarë po them? Ekipi i ëndrrave. Fundjavë e yjeve. Por në muzikë.

Kujtojmë se para pak ditësh ‘Apple TV+’ dhe Mariah Carey publikuan trailerin e ‘Mariah’s Christmas: The Magic Continues’ dhe ofruan disa pamje për shfaqjen e  Krishtlindjeve që do të jepet premierë më 3 dhjetor.

Në trailer, fansat mund të shikojnë Carey-n, të veshur me një fustan ngjyrë ari teksa dilte në skenën madhështore për të kënduar “Christmas (Baby Please Come Home.)” Teksa këndon, ajo është e rrethuar nga disa kërcimtarë me kapele dhe një kor ndërkohë që edhe bora po bie.