Vajzave mund t’u ketë ndodhur që të kenë qenë me dikë, apo edhe të kenë dalë në disa takime me të dhe në fund të mos duan ta takojnë më personin. Por, pas disa kohësh, ai është rikthyer dhe ka kërkuar t’ia rinisni dhe njëherë. Sipas ekspertëve, kemi të bëjmë me një burrë “boomerang”, dikush që duket dhe zhduket nga jeta juaj.
Aventura mund t’iu emocionojë, por marrëdhënia me të nuk shkon gjëkundi. Nuk shkoni gjëkundi bashkë, ai mund të dëshirojë thjesht të dijë sa i dëshirueshëm është. Ai është njëfarë narcisti. Bota e një burri të tillë ka në fokus vetëm veten. Nuk është i besueshëm. Ai vetëm vjen dhe largohet dhe kjo nuk e bën të besushëm. Nuk është i qëndrueshëm dhe vajtje-ardhjet e shpjegojnë. Mund t’i bëjë këto skema dhe me vajza të tjera. Është manipulues dhe këtë e dini shumë mirë.
Ndërkaq, konceptet e gabuara mund të lindin për shkak të punës aktive të hormoneve në periudhën e parë të marrëdhënieve, ose siç thonë psikologët, periudha e kimisë. Këtë ka treguar të paktën një analizë për divorcet në SHBA. Kjo fazë mund t’i bëjë njerëzit ‘të verbër’ dhe vetëm pas kësaj, ata do të kuptojnë që partneri i tyre nuk është aq ideal sa menduan. Statistikat thonë se kimia në një marrëdhënie nuk ka të bëjë me dashurinë, ka të bëjë me pasionin dhe tërheqjen.