Celebrities Gossip

Duket se mosha nuk njeh tituj mbretërorë, mos po e rëndojnë vitet mbi supe Mbretëreshën Elizabeth?!

Mbretëresha ka mbërritur në Parlamentin e Uellsit duke përdorur një shkop mbështetës, për një herë të dytë brenda një jave. Madhëria e saj po vizitonte Parlamentin Uellsian në Cardiff me djalin e saj Charles, Princin e Uellsit dhe gruan e tij Camilla, Dukeshën e Cornwall.

The Queen was not wearing a mask as she shook hands

Ajo kishte veshur një pallto rozë të cilën e kishte kombinuar me një kapele dhe nuk kishte maskë teksa shtrëngonte duart me personalitetet.

The Queen arrived at the Welsh Parliament this morning

Në dorën e saj ishte një shkop mbështetës me të cilin ajo u pa për herë të fundit duke e mbajtur dy ditë më parë në një shërbim për të shënuar 100 vjetorin e Legjionit Mbretëror Britanik.

It was the second time in a week Her Majesty has used the walking aid

Para kësaj Mbretëresha, u pa për herë të fundit në publik duke përdorur të njëjtin mjet për ecje në janar të vitit 2004, kur ajo u mbështet në të për ta ndihmuar në ecjen e saj pas një operacioni në gju.

The Queen uses her walking stick at Westminster Abbey today at the service of thanksgiving for the Royal British Legion

Ndërkohë, të martën Madhërisë së saj iu dha shkopi pasi doli nga limuzina e saj shtetërore, dhe dukej se po lëvizte lirshëm teksa shkonte në vendin e saj për fillimin e shërbimit. Mbretëresha Elizabeth dhe vajza e saj Anne iu bashkuan një mbledhjeje që përfaqësonte ato që organizata mbështet, përfshirë shërbimin e anëtarëve të forcave të armatosura, veteranëve dhe familjeve të tyre. Gjithashtu të pranishëm ishin anëtarët e bamirësisë, mbështetësit, stafi dhe vullnetarët, si dhe përfaqësues nga një sërë organizatash dhe qeverish të komunitetit dhe partnerëve.