Celebrities Gossip Showbiz

“Duket si gjyshe”/Nëse nuk do e dinim nuk do e besonim që është vajza e Jennifer Lopez!

Diva e muzikës latine Jennifer Lopez dhe vajza e saj, Emme, u fotografuan së fundmi nga paparacët së bashku teksa dukeshin si dy shoqe. J.Lo, si gjithmonë, kishte pamjen e një dive, por e bija kishte një stil veshjeje krej të kundërt me atë të së ëmës. Në rrjetet sociale, disa ndjekës e kanë kritikuar, duke i thënë se “duket si gjyshe”, por asaj duket se nuk i intereson aspak.

14 vjecarja preferon një look ‘vintage’ e paksa androgjen. Me sa duket, adoleshentja është në një periudhë eksperimentimi me veshjen, e zgjedh veshje të gjera e shfaqet mjaft e mbuluar në publik, në një kohë kur e ëma, 52-vjecarja nuk ngurron të ekspozojë trupin e tonifikuar.

Ekspertët mendojnë se pamja e Emme-s mund të jetë edhe një lloj ‘revolte’ e saj ndaj ndryshimeve në jetën personale të së ëmës, e cila sapo u fejua me Alex Rodriguez njoftoi ndarjen dhe nisi një lidhje të re me Ben Affleck. Ndërkaq, Lopez dhe regjisori Ben Affleck thuhet se nuk po planifikojnë të kenë fëmijë së bashku. Jennifer e cila është martuar 3 herë më parë dhe është fejuar 5 herë dhe aktori 49-vjeçar janë të kënaqur me familjen e tyre të përzier dhe nuk kanë dëshirë të kenë fëmijë së bashku.

Jennifer ka binjakët 14-vjeçarë, Max dhe Emme me ish-bashkëshortin Marc Anthony, ndërsa Ben ka Violet, 16-vjeçe, Seraphina, 13-vjeçe dhe Samuel, 10-vjeç me ish-bashkëshorten Jennifer Garner. Një burim i brendshëm tha për ‘HollywoodLife’ se:

Ata nuk duan fëmijë të tjerë, të dy e kanë kaluar atë pjesë në jetën e tyre.

Së fundmi, ajo që ka habitur ndjekësit e dyshes ka qenë marrëveshja paramartesore. Një nga kërkesat që Lopez i ka bërë të fejuarit është e natyrës seksuale, e cila mund të jetë jo vetëm e veçantë, por edhe e ekzagjeruar, ndërsa për të tjerët nuk është gjë tjetër veçse pjesë e të gjitha marrëdhënieve në botë.