Aktualitet

Durres, gjenden 500 mijë euro të padeklaruara në një autobus, policia nis hetimet!

Një sasi e madhe parash të padeklaruara janë zbuluar në një autobus që vinte nga Italia në portin e Durrësit ditën e sotme

Mësohet se në autobusin që erdhi nga italia me anë të një trageti është gjetur shifra prej 500 mijë eurosh.

Autobusi mbërriti nga qyteti i Barit dhe Gjatë kontrollit të policisë kufitare, janë gjetur paratë e fshehura në pako të ndryshme brenda strukturës metalike të autobusit.

Sasia e parave mendohet të jetë rreth 500 mijë euro, ndërsa do të numërohen për një saktësim nga ana e policisë. Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit dhe po zhvillon kontrolle në banesa për të zbuluar çfarë fshihet pas sasisë së parave e cila ende po numërohet

Durrës/Informacion paraprak.

Në portin e Durrësit, si rezultat i një hetimi njëmujor të kryer nga Policia Kriminale e DVP Durrës, për mundësinë e futjes së një shume të madhe eurosh në vendin tonë, nëpërmjet portit të Durrësit, gjatë ditës së sotme, në kuadër të operacionit policor të koduar “Eurot”, është ushtruar kontroll i imtësishëm nga Seksioni kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar i DVP Durrës.

Si rezultat i informacioneve dhe kontrollit të imtësishëm, në pjesën e sipërme të një autobusi janë gjetur të fshehura 6 qese plasmasi, brenda të cilave kishte disa pako, me rreth 500 000 euro.

Nga Policia e DVP Durrës janë shoqëruar disa persona dhe vijon puna për numërimin e saktë të sasisë së eurove dhe për identifikimin e kapjen e personave të përfshirë.

Në përfundim të veprimeve do të japim informacion të plotë.