Celebrities Film & Tv Showbiz

Dwayne Johnson, James Bond-i i ardhshëm?! Aktori na rrëfen më shumë…

Aktori i njohur Daniel Craig, ka vendosur të heqë dorë përfundimisht nga “No Time To Die” dhe super ylli i Hollywood-it, ‘The Rock’ pritet t’i zërë vendin për t’u përzgjedhur si James Bond-i i ardhshëm. Dwayne Johnson ka zbuluar për “Esquire” se do të dëshironte të bëhej pjesë e filmit për të vazhduar një traditë familjare.

Gjyshi i Dwayne, Peter Maivia, ishte një mundës profesionist nga Samoa, i cili u shfaq në një rol të vogël në filmin e Bond-it të vitit 1967, “You Only Live Twice”. Ndër të tjera, ‘The Rock’ u shpreh se:

Po, gjyshi im ishte personazhi i keq i Bond-it në “You Only Live Twice” me Sean Connery. Shumë, shumë mirë. Dhe unë do të doja të ndiqja hapat e tij dhe të jem Bondi i ardhshëm. Unë nuk dua të jem një personazh i keq. Dua të jem Bond.

Dwayne Johnson së fundmi ka shfaqur talentin e tij edhe në një fushë tjetër të artit. Bëhët fjalë në muzikë pasi ‘The Rock’ tani ka marrë titull edhe si reper. Në videoklipin e lançuar vetëm para disa ditësh ai ka bashkëpunuar me Joey Cool, King Iso dhe më kryesorin me Tech N9ne. Kënga e tyre mban titullin ‘Face Off’.

Ndërkaq, Daniel Craig i cili ka portretizuar James Bond-in për 15 vjet ka shijuar së fundmi një martini të fundit në nder të Agjentit 007, në ‘The Tonight Show’ me Jimmy Fallon. 53-vjeçari piu pijen karakteristike të personazhit të tij ndërkohë që përfundoi turneun e tij për filmin e tij më të fundit të Bond, ‘No Time To Die’.

Daniel Craig i tha kështu lamtumirë kostumeve të agjentit më të njohur të të gjitha kohërave, teksa përgatitet për tu përshëndetur me një nga burrat më kryesorë të tragjedisë. Craig dhe Ruth Negga do të luajnë  ‘Makbeth’ në Broadway duke filluar në mars 2022. Shfaqja do të jepet për publikun vetëm për 15 javë.

Me filmin e fundit të James Bond “No Time to Die’, Craig po bën përfundimin e kësaj epoke dhe ai ka mundësinë të marrë përsipër projekte më të reja dhe të larmishme. Aktori nuk është vetëm, pasi do të bashkëpunojë me disa emra të mëdhenj në këtë projekt. Prodhuesja Barbara Brokoli është gati për këtë dramë Shekspiriane. Më parë, ajo ka prodhuar nëntë filma të ‘James Bond’ me Craig dhe Pierce Brosnan. Shfaqja do të drejtohet nga fituesi i ‘Çmimit Tony’, Sam Gold.