Celebrities Showbiz

Dwayne Johnson surprizon fansat e tij në mënyrën më të bukur!

Së fundmi aktori i njohur dhe i dashur Dwayne Johnson ka vendosur që t’i surprizojë përsëri fansat e tij. Ai kishte vendosur që të bënte një takim me fansat, të cilët mbetën krejtësisht të befasuar sepse askush nuk e priste. Kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë sepse 49-vjeçari e ka përdor këtë mënyrë edhe një herë tjetër.

Në videon e postuar në rrjetin e tij social Instagram, The Rock zgjodhi që t’i uronte turistët që ndodheshin në autobus duke iu thënë “Gëzuar Ditën e Falënderimeve”. Ai kishte filmuar momentin kur ishte pranë tyre dhe kishte shkruar në postimin e tij se:

Një surprizë e bukur me autobusin e yllit të falënderime. E keni parë shtëpinë time? Jo. Super vazhdoni kështu. Gëzuar Ditën e Falënderimeve të gjithë!

Vlen për t’u përmendur gjithashtu se Dwayne Johnson është ende duke shkëlqyer pas debutimit të madh të ‘Red Notice’ në ‘Netflix’. Megjithëse platforma e ‘Netflix’ nuk i bën publike numrat zyrtarë të shikueshmërisë, platforma e transmetimit njoftoi se filmi i ri aksion kishte ditën më të madhe të hapjes pasi debutoi më 5 nëntor.

‘Red Notice’ thyen rekordet e ditës së hapjes për NETFLIX në të gjithë botën. Me një rezultat të jashtëzakonshëm audience me 92%!

Rikujtojmë se aktori Dwayne Johnson ka zbuluar për “Esquire” se do të dëshironte të bëhej pjesë e filmit të agjentit 007 për të vazhduar një traditë familjare.

Gjyshi i Dwayne, Peter Maivia, ishte një mundës profesionist nga Samoa, i cili u shfaq në një rol të vogël në filmin e Bond-it të vitit 1967, “You Only Live Twice”. Ndër të tjera, ‘The Rock’ u shpreh se:

Po, gjyshi im ishte personazhi i keq i Bond-it në “You Only Live Twice” me Sean Connery. Shumë, shumë mirë. Dhe unë do të doja të ndiqja hapat e tij dhe të jem Bondi i ardhshëm. Unë nuk dua të jem një personazh i keq. Dua të jem Bond.