Aktualitet

Dy aksidente brenda pak orësh, 1 viktimë e një i plagosur rëndë!

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Torovicë të Lezhës.

Një mjet tip ‘Benz’ ka aksidentuar për vdekje një këmbësor të identifikuar si Ndue Sokoli.

Burime bëjnë me dije se shoferi ka braktisur mjetin duke u larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Ndërkohë, një aksident me pasojë plagosjen e një personi u regjistrua pasditen e sotme në Lezhë. Mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësor, ndërsa ky i fundit është plagosur rëndë. Identiteti i të plagosurit ende nuk bëhet me dije ndërsa mësohet se ndodhet në spital. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje.