Aktualitet

Dy aksidente rrugore me tre të plagosur në vend/Dy persona në gjendje kritike!

Tre të plagosur në dy aksidente rrugore në vend, në orët e fundit. Në mëngjes, në aksin Fushë Krujë-Milot, një fuoristradë tip “Benz” u përplas me një furgon mallrash, që drejtohej nga një 62-vjeçar.

Dy shoferët morën dëmtime serioze e janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ky aksident u regjistrua rreth orës 08:00, ndërsa dy të plagosurit u dërguan me urgjencë në Spitalin e Traumës në kryeqytet për ndihmë mjekësore.

Paraprakisht, si shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia e lartë dhe një parakalim i gabuar nga njëri prej mjeteve. Grupi hetimor dhe polica në vendngjarje po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Ndërkohë, mbrëmë në Berat, pranë vendit të quajtur “Ura e Hanit”, një makinë përplasi një 48-vjeçare. E dëmtuara u dërgua në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit, 28-vjeçari me iniciale E. M. u shoqërua në komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Njoftimi policisë:

Berat/Informacion paraprak

Në rrugën Berat-Dimal, pranë vendit të quajtur “Ura e Hanit”, shtetasi E.M, 28 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen L.S., 48 vjeçe, e cila është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.