Auto & Moto Tech

Dy herë më i shpejtë se njeriu, tanimë robotët do të punojnë edhe për ndërrimin e rrotave të makinave!

Një nga punët e tjera në të cilat një robot do të jetë në gjendje të zëvendësojë një njeri është ndërrimi i gomave në një makinë. Robotët që punojnë për ndërrimin e rrotave të makinave, përdorin inteligjencën artificiale dhe kanë aftësinë për të mësuar dhe zhvilluar aftësitë e tyre, ashtu si njeriu. Këta robotë janë tashmë në funksion dhe po përdoren në Amerikë. Ato janë prodhuar nga RoboTire me bazë në Michigan dhe duhen 23 minuta për të ndryshuar një set rrotash në një automjet.

Sipas prodhuesit, është dy herë më i shpejtë se një punëtor i specializuar që kryen të njëjtin operacion. RoboTire përdor dy “krahë” manipulimi me gjashtë nyje, një për secilën anë. Këto janë komponentët që përdoren në linjat e prodhimit për montimin e pjesëve në industrinë e automobilave. I gjithë sistemi menaxhohet nga inteligjenca artificiale. Kamera regjistron rrotën, përcakton pozicionin e saj, si dhe distancën midis bulonave. Pas kësaj, roboti liron bulonat dhe heq rrotën.

Sistemi kërkon ende mbikëqyrje njerëzore dhe kërkon një teknik që të transferojë rrotën në pajisje, të cilën kompjuteri tashmë ka transmetuar informacione për madhësinë dhe llojin e gomave. Qëllimi përfundimtar është që i gjithë sistemi i ndërrimit të gomave të jetë plotësisht autonom. Ndonëse çmimi i sistemit nuk është bërë i ditur, kompania RoboTire thotë se duke pasur parasysh rritjen e produktivitetit dhe uljen e kostos së punës, kthimi i investimit pritet pas një viti.