Auto & Moto

Dy makinat më të dashura largohen nga tregu australian!

E ardhmja e makinave “hot hatch” në Australi është përballur edhe me një goditje tjetër tronditëse, pasi dy makina të dashura për adhuruesit, Ford Focus ST dhe Fiesta ST do të hiqen nga tregu. Të dyja modelet e makinave do të largohen nga tregu në fund të këtij viti dhe kjo u konfirmua edhe nga Ford Australia nga një deklaratë e fundit e tyre.

Kjo e lë Ford Mustang-un si makinën e vetme të mbetur në linjën e Ford Australia, të gjitha modelet tjera janë “utes” SUV, sistem me katër rrota, ose furgona shpërndarës. Dërgesa e fundit e Focus ST dhe ST X e cila në total përfshinë vetëm 40 makina, është nisur nga Evropa, ndërsa dërgesat e Fiesta ST do të vazhdojnë për pak më gjatë, megjithatë numri i saktë i makinave ende nuk është bërë i ditur nga Ford Australia.

Largimi i “hot hatches” të Ford-it nga dhomat australiane të ekspozitave, është një reflektim i ngadalësimit të shitjeve të segmentit të gjerë të makinave të vogla. Në fakt, Drive ka kuptuar se Ford Australia ishte me fat që ishte në gjendje që të mbante në shitje variantet Fiesta ST dhe Focus ST, kjo në mes të rënies të shitjeve në tregun e përgjithshëm për makinat e vogla dhe “hot hatches”.

Kjo gjeneratë e Ford Fiesta u zvogëlua në mënyrë që të përfshihet vetëm varianti ST që nga prezantimi vendor në vitin 2020, teksa linja australiane e Ford Focus, në fillim të vitit 2022 u reduktua vetëm në modelet ST. Por ditët e tyre tani janë të numëruara, pasi asnjëra nga dy modelet nuk konsiderohet se sjellin sukses financiar në tregun australian.

Ndërkaq, rikujtojmë se është konfirmuar se Ford Mustang 2024 do të prezantohet me 14 shtator, e cila përkon edhe me ditën se kur fillon shfaqja e makinave në Detroit. Debutimi global i Mustang-ut të ri do të vije 7 vite pas përditësimit të fundit të bërë nga kompania në vitin 2015, i ndjekur në vitin 2018 pas lançimit të modelit me pjesën e përparme të makinës.