Celebrities Showbiz

Dy “Met Gala”?! Kur dhe pse?!

Një ndër netët më të mëdha e të rëndësishme të botës së modës është “Met Gala”.
Kjo është e njohur nga të gjithë për përfitime për Institutin e Kostumeve, një ngjarje mahnitëse për të gjithë dhe fillon me ekspozitën vjetore të modës të Muzeut Metropolitan në New York. Si çdo vit, tema e mbrëmjes lidhet me ekspozitën. Por çfarë do të jetë këtë vit?!

“Met Gala” këtë vit do të vijë me risi fantastike, për herë të parë ekspozita do të ketë dy pjesë. Ndryshe kjo kuptohet si dy “Met Gala” brenda një viti.

Kujtojmë se mbrëmja e shumëpritur do të mbahet më datë 13 shtator, pra ditën e nesërme. Zakonisht ajo zhvillohet të hënën e parë të majit, por për shkak të komplikacioneve nga pandemia ndodhën disa ndryshime.
Vitin e kaluar Gala u anulua, e për të kompesuar këtë do të zhvillohen dy mbrëmje të tilla, një ditën e nesërme dhe tjetra në të hënën e parë të majit, pra data që ka patur gjithmonë.

Mbrëmja e këtij viti do të ketë një temë shumë interesante, “In America: A Lexicon of Fashion”, duket se kjo temë ka ardhur për të nderuar 75 vjetorit të Institutit të Kostumeve dhe festuar stilin modern amerikan.
Në një intervistë për ‘Vogue’, kuratori i institutit, Andrew Bolton, është shprehur se moda amerikane po kalon një Rilindje dhe duhet të nderohet.

Për të gjithë ju që dëshironi të shihni spektaklin e madh të modës, ajo do të transmetohet drejtpërdrejtë në Vogue. Për të parë se si janë veshur yjet në tapetin e kuq ndiqni faqen zyrtare të Vogue në Twitter.
Në tapetin e kuq, për të marrë në intervista yjet e famshëm do të jeni dy figura të njohura, Keke Palmer dhe Ilana Glazer.

Askush nuk mund ta dijë se cilët personazhe e artistë janë të ftuar në këtë mbrëmje pasi lista mbetet sekrete, por mendohet se Rihanna do të jetë pjesë e tapetit të kuq këtë vit. Nga ana tjetër, Zendaya konfirmoi se nuk do të jetë pjesë për shkak të xhirimeve të serialit ‘Euphoria”.
Këtë vit, “Met Gala” ka bërë një kërkesë të veçantë ku për shkak të përhapjes së pandemisë, të gjithë të ftuarit të jenë të vaksinuar dhe me maska.