Celebrities Gossip Showbiz

Dy miq të mirë si Loredana dhe Yll Limani!

Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera. Reperja shpesh ndan momente nga jeta e saj personale duke nisur që nga postimet me vajzën dhe nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, artistja ka ndarë me ne një Instastory, ku është shkëputur një moment nga koncerti më i fundit ku ndodhej në skenë së bashku me Yll Limanin, njëkohësisht një shok shumë të mirë të sajin. E dyshja nuk na i ka kursyer disa deklarata shumë të bukura miqësie, teksa artisti ka bërtitur në mes të performancës emrin e reperes dhe i ka thënë ‘të dua’. Krahas kësaj ‘video’, Loredana ka shkruar:

Edhe unë ty yll! 

Loredana është një nga reperet më të klikuara në YouTube dhe është e listuar e 7 nga të gjitha reperet në botë me 0.88 bilion klikime.

Reperja dallohet shumë për veçantinë në stlin e saj dhe shpesh na ka treguar se ka qejf të eksperimentojë. Vetëm pak më parë me një postim, bukuroshja na ka treguar një tjetër version të sajin, ku shfaqet me flokë portokalli.