Celebrities Gossip Showbiz

Dy ‘pëllumbat e dashuruar’, Arbana dhe Eduarti festojnë ditëlindjen në New York!

7 maji është një ditë e veçantë për moderatoren e njohur Arbana Osmani dhe partnerin e saj Eduart Grishaj. Dyshja e njohur kanë lindur në të njëjtën ditë dhe ku ka më bukur se kaq, të festosh ditëlindjen në një ditë më gjysmën tënde më të mirë. Ndërkaq, prej disa ditësh Arbana dhe Eduarti kanë udhëtuar në disa vende të botës dhe së fundmi ndalesa e rradhës ka qenë pikërisht në New York.

Me një foto të ëmbël në Instagramin e saj, Arbana teksa shfaqet krah babait të dy prej fëmijëve të saj ka shkruar se:

Aty ku krijohen ëndrrat.

Ndërkaq, së fundmi, me anë të një “ask question” në Instagram, moderatorja shumë e dashur për publikun, ka treguar si po i shkon shtatzënia dhe ka shuar disa kuriozitete të tjera të ndjekësve. Arbana ka treguar se nga dita në ditë po shëndoshet dhe po kalon gjithë kohën e lirë të munguar me dy djemtë e saj. Ndërkaq, e pyetur se cili ka qenë moderatori i saj i preferuar kur ka qenë e vogël, Arbana ka shkruar emrin e Adi Krastës.

Arbana ka treguar gjithashtu se gjininë e fëmijës së tretë e ka zbuluar kur ishin me pushime dhe nuk mundën ta ruajnë me një video këtë moment, që i dha shumë emocione. Lajmin e bukur të shtatzënisë Arbana e dha gjatë finales së madhe të “Big Brother VIP”.