Aktualitet Bota

Dy tërmete të fuqishme godasin Turqinë, nuk ka raportime për viktima!

Një tërmet me magnitudë 5.3 tronditi provincën veriore të Turqisë, Düzce sot rreth orës 15:40.

Raportet fillestare thonë se lëkundjet u ndjenë rreth 215 kilometra (133 milje) në lindje të Stambollit, qyteti më i populluar i Turqisë.

Epiqendra e tërmetit ishte në qendër të provincës Düzce.

Një tërmet i dytë me magnitudë 4.3 u regjistrua rreth 17 minuta pas të parit.

Autoritetët thanë se tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 18 kilometrash. Asnjë viktimë apo dëme nuk janë raportuar deri më tani në Düzce apo provinca të tjera në afërsi.

Më 12 nëntor, Düzce shënoi përvjetorin e një tërmeti të vitit 1999 që vrau shënoi 710 viktima në këtë krahinë të Detit të Zi.

Tërmeti me magnitudë 7.2 pasoi një tjetër, tërmetin me magnitudë 7.4 të 17 gushtit 1999 në Kocaeli , në perëndim të Düzce, me mijëra viktima në rajonin më të gjerë. Numri total i të vdekurve në provincë pas dy tërmeteve ishte 980.

Turqia është një vend i prirur ndaj tërmeteve dhe vetëm vitin e kaluar, u regjistruan më shumë se 33,000 tërmete, përfshirë 322 me një magnitudë të regjistruar mbi 4.0.