Rajoni

Dyshimet e para për aksidentin tragjik në Bullgari/ Konstatimet e ekspertëve!

Tejkalimi i limitit të shpejtësisë dhe shpërqëndrimi i shoferit dyshohet se shkaktuan aksidentin tragjik, sot në perëndim të Bullgarisë, ku humbën jetën 46 persona e 7 vetë arritën të mbijetonin. Deklarata vjen nga Sekretari i Këshillit të Sigurisë Rajonale të Pernikut, Vasko Pirgov, i cili ishte në vendin e ngjarjes së bashku me policinë dhe zjarrfikësit.

Nuk duhet thënë, pamja është e frikshme, pasagjerët u hodhën nga dritarja e pasme në anën e djathtë të autobusit.

Autobusi me targa të Maqedonisë së Veriut, që udhëtonte nga Stambolli në Shkup, u ndal në një pikë karburanti, e cila është vetëm 20 minuta larg vendit të ngjarjes. Pirgov thotë shoferi me siguri po lëvizte me shpejtësi mbi 100 km/h dhe gabimi i tij ishte se po ecte në korsinë e djathtë.

Fillimisht, autobusi goditi gomën e parë djathtas në një shenjë që fluturoi 45 metra përpara. Rruga ishte e përsosur dhe autobusi nuk ka rrëshqitur, thjesht shoferi nuk ka reaguar siç duhet. Me shumë mundësi ka pasur fërkim metal-metal që krijoi shkëndijat duke sjellë më pas edhe zjarrin.

Sipas policisë, zjarri filloi nga pjesa e përparme e autobusit ndërsa në gomat rezervë mësohet se kishte tuba vaji, të cilat kanë shkaktuar përhapjen e zjarrit. Kjo u zbulua nga fakti se rruga ishte e mbushur me vaj. Nuk përjashtohet mundësia që shumica e viktimave të jetë asfiksuar.

Mendoj se në 2-3 minuta autobusi u dogj. Pjesa e përparme u shkrumbua, aq sa u shkri edhe llamarina.

Në Shqipëri, Kosovë, të tjera vende të rajonit, si dhe nga Brukseli zyrtar, liderët shprehën ngushëllime. Ndërkaq, në Maqedoninë e Veriut, qeveria vendosi të shpallë tre ditë zie.