Celebrities

Dyshja Biden-Harris shpallen nga revista e njohur “Personazhet e Vitit”!

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden dhe zëvendësja e tij, Kamala Harris shpallen “Personazhet e Vitit” nga revista “Time”. Sipas revistës amerikane, “Zgjedhja Biden-Harris përfaqëson diçka historike”. Dyshja demokrate fituan ndaj tre finalistëve të tjerë: presidentit aktual Donald Trump, kryeimunologut, Anthony Fauci e Lëvizjes për Drejtësinë mes Racave. Prej 93 vitesh, “Time” zgjedh personin më me ndikim të vitit.

“Për ndryshimin e historisë amerikane, për dëshminë e forcat e ndjeshmërisë janë më të mëdha se furitë e përçarjes, për ndarjen e një vizioni të shërimit në një botë të pikëlluar, Joe Biden dhe Kamala Harris janë Persona të Vitit 2020 të revistës Time”,-tha kryeredaktori i saj, Edward Felsenthal.

Në vitin 2016, Trump, atë kohë po ashtu president i zgjedhur, mori të njëjtën njohje nga revista. “Time” zgjedh çdo vit një person, një grup, një ide ose një objekt që “për të mirë ose për të keq” ka pasur ndikimin më të madh në ngjarjet e atyre 12 mujave.