Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Dyshja e njohur e showbiz-it kurorëzojnë dashurinë me martesë!

Lojtari profesionist i golfit, Dustin Johnson dhe modelja dhe aktorja, Paulina Gretzky kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë. Sipas disa burimeve, çifti shkëmbyen unazat në fermën luksoze Blackberry në Tennessee, e vendosur afërsisht tre orë jashtë Nashville. Resorti luksoz është bërë një vend shumë i kërkuar, i njohur për atmosferën e tij të qetë dhe mjedisin romantik.

Gretzky i cili ka dy fëmijë me Johnson kishte veshur një fustan të dizajnuar nga Vera Wang. Shumica e detajeve të dasmës deri më tani janë mbajtur private. Të shtunën, Gretzky ndau një shkrim romantik nga bashkëshorti i saj, ku ai shkruante për të ardhmen dhe romancën e tyre.

Paulina, ti je dashuria e jetës sime, po numëroj sekondat derisa të martohem me ty. Të dua deri në hënë dhe mbrapa, Dustin.

Rikujtojmë, se Johnson dhe Gretzky, vajza 33-vjeçare e legjendës së hokejit, Wayne Gretzky, filluan të takoheshin në fillim të vitit 2013 përpara se të shpallnin fejesën e tyre atë verë. Ajo u bë shpejt një fytyrë e njohur në turnetë e Johnson dhe ai shpesh shpreh mirënjohjen e tij që e kishte në krah.