Bota

Dyshohet për sulm terrorist në Gjermani, 30 vjeçari sulmon kalimtarët me thikë!

Një burrë që raportohej se thërriti ‘Allahu Akbar’ ka plagosur me thikë dy njerëz sot në jug të Gjermanisë para se të qëllohej për vdekje nga policia.

Policia vendase tha se burri rreth 30-vjeçar kishte sulmuar disa kalimtarë me “të paktën një thikë” ranë stacionit të trenit të qytezës Ansbach, një qytezë bavareze pranë Nuremberg.

Dy njerëz u plagosën por pa rrezik për jetën, thuhej në deklaratë.

Në deklaratë shtohej se kur forcat e sigurisë ndërhynë, autori sulmoi edhe policinë, prandaj ata hapën zjarr duke e plagosur fatalisht.

Hetuesit thanë se po hetonin një motiv të mundshëm ‘islamist apo të kontekstit terrorist’.

“Burri kishte thërritur ‘Allahu Ekbar’ disa herë gjatë realizimit të krimit, prandaj po hetojmë nëse kemi të bëjmë me një islamist apo me një kontekst terrorist”.

Autoritetet kanë shpërndarë dhe disa pamje video ku duket një person në një park me thikë në dorë që sillet kërcënueshëm ndaj të tjerëve.

Burri në video shihet me një jelek blu dhe bluzë të bardhë, duke ndjekur një grup njerëzish në park, teksa mban një thikë në dorë.

Në një moment ai nis të vrapojë drejt tyre dhe njerëzit largohen, ndërsa më pas dëgjohet afrimi i sirenave të policisë.

Pak pas episodit burri ishte qëlluar me armë nga policia dhe e përditshmja gjermane Bild, shkruante se ‘vdiq në vend’.