Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

E akuzoi për vjedhjen e idesë, Einxhel Shkira ka një përgjigje për Rudina Dembacaj!

E ftuar ditën e sotme në “Pardon My French” ishte Einxhel Shkira, një nga ish-banoret e shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”. Një nga katër finalistet e këtij ediicioni VIP, Einxhel Shkira dha një intervistë speciale ditën e sotme në Top Albania Radio. Ndër të tjera, ajo u shpreh për projektin e saj të ardhshëm, për të na cilin na ka treguar jo pak edhe brenda shtëpisë së “BBV”.

Ideja kryesore është ndihma ndaj vajzave që duan të shkollohen. Kjo është kauza ime, kryesisht për vajzat dhe në jetën e përditshme jam e tillë, prekem nëse cënohet pjesa e feminizmit tim. Këtë nuk e bëj se dua të tregohem heroinë, por sepse më prek. Ideja kryesore dihet, ne nuk jemi ulur për detajet ende. Duhen ndjekur rastet, ka shumë punë para se ti të startosh projektin televiziv.

Ndërkohë, ju kujtojmë se Rudina Dembacaj ka akuzuar Einxhel Shkirën dhe është shprehur se ideja është e saj. Rudina gjithashtu thotë se një gjë të tillë ajo e ka menduar para një viti duke treguar dhe një postim të sajin dikur. Pikërisht lidhur me këtë, ditën e sotme në “Pardon My French”, Einxhel ka patur një përgjigje.

Nëse dikush tjetër do kishte ngritur zërin, do kishte bërë sakrificë ngujimi në Big Brother, vetëm do e duartokisja që është dhe dikush tjetër si unë. Nuk mendoj se ka rëndësi kush e ka patur idenë e para, e dyta apo e treta… Unë e kam treguar mjaftueshëm që truri më buron ide dhe nuk hyj te njerëzit që kam nevojë të vjedh ide.