Celebrities Gossip Showbiz

E akuzojnë se nuk është për pushime në Dubai, Enca i kundërpërgjigjet ndjekësve!

Enca është një artiste shumë e suksesshme e showbiz-it tonë dhe nuk mund ta mohojmë se është tepër e pëlqyer nga publiku. Këngët e saj brenda pak ditësh nga publikimi numërojnë miliona klikime duke e bërë këngëtaren shumë të klikuar.

Bukuroshja prej ditësh tanimë ndodhet në Dubai ku dhe nuk ngurron të publikojë në rrjete sociale vazhdimisht foto e video. Dhe me të vërtetë ditët e saj të relaksit janë për t’u patur zili. Enca, gjithashtu ka festuar ditëlindjen e saj, aryseja edhe pse ndodhet në Dubai dhe e festoi ashtu siç zakonisht ajo bën, në mënyrë tepër të veçantë. Ajo ka publikuar pamje nga festa “e çmendur” e ditëlindjes së saj.

Megjithatë, këto ditë pushimesh luksoze të këngëtares duket se janë interpretuar ndryshe nga disa ndjekës të saj. Këtë gjë, Enca e ka treguar me anë të një Instastory që dukej se ishte frymëzuar nga komentet dhe mesazhet që e kanë ‘akuzuar’ atë se nuk ndodhet në Dubai thjesht për pushime.

“Paske met pa lek që paske shku n’Dubai…” Po tkisha met pa lek do rrija aty ku rrini ju që komentoni kto. Ju rujt Zoti

Rikujtojmë se, Enca ka publikuar këngën e saj me ritme verore, “Suavele”. Ky projekt muzikor ka plot 2 muaj nga lançimi dhe ka arritur afro 2 milion klikime. Teksa në këtë këngë, artistja shfaqet më pak provokuese nga sa jemi mësuar ta shohim zakonisht.