Celebrities Gossip Showbiz

E bleu disa ditë pas martesës, Britney Spears shet shtëpinë e saj super luksoze!

Së fundmi, ikona e muzikës pop Britney Spears ka shitur shtëpinë e saj luksoze në Calabasas, Kaliforni për 10 milionë dollarë, rreth 2 milionë dollarë më pak se sa e bleu 9 muaj më parë. Sipas faqes së internetit Dirt, Spears e bleu shtëpinë, disa ditë pas martesës së saj me Sam Asgari, qershorin e kaluar, për 11.8 milionë dollarë.

Ndërsa, sipas një burimi për PEOPLE, këngëtarja ishte shumë entuziste për pronën. Burimi pohonte se:

Brittney e do shtëpinë e saj të re. Ajo e zgjodhi atë me Sam. Ishte shumë e rëndësishme për të që të kishte një shtëpi sipas zgjedhjes së saj, pa pasur nevojë të kërkonte miratimin e babait, Jamie Spears.

Rezidenca e stilit mesdhetar, me hyrjen e saj të veçantë dhe hollin mbresëlënës, ndodhet në një tokë prej 1.6 hektarësh. Ndër të tjera, ajo përfshin shtatë dhoma gjumi, nëntë banjo, një dhomë kinemaje me ndenjëse të veçanta dhe një tavan, një palestër, një shtëpi për mysafirë, një zyrë dhe një bodrum vere.

Rikujtojmë se, pas pretendimeve për një incident të mundshëm të ndodhur në një restorant në Los Angeles, bashkëshorti i Britney Spears, Sam Asghari, ka thyer heshtjen ndërsa darkonte me gruan e tij. U raportua se këngëtarja kishte shkaktuar një skenë pasi ishte fotografuar nga darkuesit, duke bërë që Sam të largohej nga restoranti. Modeli 28-vjeçar ka publikuar në rrjetin e tij social Instagram, një mbishkrim ku me sa duket iu referohet raporteve.